Protestë në orën 11:00, policia me maska, e përgatitur edhe për të hedhur gaz lotsjellës

Në orën 11:00 qytetarët kanë lajmëruar sërish për një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë.

Ndërkohë policia duhet se ka shtuar masat duke sjellë automjete të blinduara, autobotë uji, si dhe i ka pajisur me maska anti-gaz policët.

Ndërkohë, Ora News ka filmuar edhe disa policisë në sheshin “Skënderbej” të cilët shihen të pajisur më maska anti-gaz.

Duket se policia është e përgatitur edhe për të hedhur gaz ndaj protestuesve ditën e sotme.