Vasili: Dhuna në protestë, të shkarkohet Bledi Çuçi, Gledis Nano dhe drejtori i Policisë së Tiranës

Në një deklaratë për mediat nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili kërkoi shkarkimin e Bledi Çuçi, Gledis Nano dhe drejtori i Policisë së Tiranës.

Ai tha se policia ka ushtruar dhunë shtazarake ndaj një të riu protestues në mes të Tiranës, i dhunuar nga një grup njerëzish pa uniformë me xhupa dhe kapuçë të zi.

Ai shtoi se përballë protestuesve që demonstrojnë për shkak të varfërisë dhe mjerimit të tyre është një sjellje prej armiqsh të qytetarëve dhe në shërbim të mafias shtetërore dhe oligarkëve.

Vasili: Të nderuar qytetarë dhe qytetare jemi sot para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe sjelljen prej gangsetërrësh të Policisë së Shtetit. Sjellja shtazarake ndaj një të riu protestues në mes të Tiranës, i dhunuar nga një grup njerëzish pa uniformë me xhupa dhe kapuçë të zi dhe me pistoleta në brez është sjellje që nuk ka asnjë lidhje me ligjin por është sjellje naziskinësh. Përballë protestuesve që demonstrojnë për shkak të varfërisë dhe mjerimit të tyre dhe të çmimeve të rritura nga spekulantët e karburantit dhe të artikujve ushqimorë bazë është një sjellje prej armiqsh të qytetarëve dhe në shërbim të mafias shtetërore dhe oligarkëve. Çdo shqiptar që shikon këtë video, ku policia sillet si kafshë me qytetarët skena të cilat po kaq të rënda kanë ndodhur dhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Korçë, Lusnje, Fier etj kanë indinjuar të madh dhe të vogël.

Kërkoj sot publikisht dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar çuçi kërkoj shkarimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano i cili është përgjegjësi kryesor për këtë sjellje kriminale të policisë anembanë vendit. Shkarkimin e drejtorave të policisë të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Korçës, Beratit, Fierit. I bëj thirrje prokurorisë, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve tashmë të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike dhe me foto, të bëra publike në media apo dhe në rrjete sociale. Policia e cila u bën thirrje banditëve të vet që t’i fshihen medias bën të kuptojë për çdo shqiptar seç bëjnë këta pa praninë e mediave. Koha nuk pret, Shqipëria nuk mund të jetojë më asnjë sekondë në thundrën e dhunës së mafias rilindase në pushtet, ku përgjegjësi kryesor dhe frymëzuesi politik e shtetëror mbetet kryeministri Edi Rama.