Ndërsa pritet të nisë protesta, Rama njofton në facebook se po përgatit "paketën e rezistencës sociale"
Ndërsa pritet të nisë protesta para kryeministrisë Rama përmes një postimi në facebook njofton se po merr formë përfundimtare “Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet”
Njoftimi publikohet me një foto të mbledhjes së qeverisë ndërkohë që Arben Ahmetaj u filmua rreth orës 09:00 të vraponte për të hyrë në kryeministri.
Ndërsa në orën 11:00 qytetarët kanë lajmëruar për protestë para kryemisnitri kundër rritjes së çmimit të naftës, policia ka nisur përgatitjet e saj.
Ajo ka nisur sjelljet e furgonëve të policisë dhe autobotëve me ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Sikurse shihet edhe në këto pamjet autobotët e ujit janë duke ardhur nga zona e Kombinat drejt qendrës aty ku do të mbahet protesta.
Po ashtu edhe në hyrje të kryeministrisë janë vendosur 2 autobote të cilët përdoren për shpërndarjen e protestuesve.