Ndezën zjarr për tu ngrohur, digjet kasollja e banimit në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 10:20
Është djegur një kasolle banimi e komunitetit rom në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur ketë mëngjes ne lagjen Zinxhira tek ish tregu i fruta perimeve në Gjirokastër.
Zjarri është shkaktuar si rezultat i pakujdesisë se treguar nga bujtësit e kasolles së banimit te cilët kishin ndezur me qellim ngrohjen në kushtet e motit të ftohtë.
Menjëherë PMNZSH Gjirokastër ndërhyri në kohë duke neutralizuar flaket dhe shmangur një tragjedi.


