"Boll na vodhët!" Protestuesit janë të shumtë, Kanë mbushur gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
Mijëra shqiptarë ishin mbledhur sot për të protestuar e ngritur zërin ndaj qeverisë për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera ushqimore.
Si asnjëherë më parë qytetarët mbushën të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më pas u vendosën para godinës së kryeministrisë ku qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalën e tyre.
"Ne kemi një mesazh për të gjithë janë këtu dhe vërdallë. Boll u tallët me shqiptarët. Boll na shkelët. Boll na vodhët. Populli shqiptar meriton më shumë. Boll na vodhët!" tha me megafon aktivistja Edlira Çepani dhe të gjithë protestuesit thërrisnin në kor "Boll na vodhët!"
“Ne jemi këtu për fëmijët tanë dhe të rinjtë që në vend të gjejnë punë në Shqipëri u gjejnë vënd birucave. Turp tju vijë që merreni me të rinjtë. Lironi të rinjtë. Turp tju vijë që na keni shkelur të ardhmen e fëmijëve. Turp tju vijë që shqiptarët marrin valixhet dhe ikin jashtë të pastrojnë halet. Shqipëria meriton më shumë”
Janë të shumtë në numër.
Protesta e cila nisi rreth orës 11 u mbyll rreth orës 13:00 dhe nuk pati asnjë incident ishte tepër paqësore. Ndërkohë brenda godinës së kryeministrisë mbahej mbledhja e jashtëzakonshme ku do përgatitet dhe paketa që Rama e quan "paketa e emergjencës sociale"
