Deputetët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, PD mbledh sot në orën 11:00 grupin parlamentar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 09:01
Partia Demokratike pritet që të mbledhë ditën e sotme në orën 11:00 grupin parlamentar, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Mësohet se në fokus të mbledhjes së sotme në selinë blu do të jenë çështjet e brendshme të PD-së dhe e ardhmja e saj.
Një takim i tillë vjen pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë prej bashkive, gjë e cila ka shkaktuar shumë pakënaqësi te demokratet.
Tashmë një pjesë e madhe e deputetëve po kërkojnë dorëheqjen e Bashës si kryetar i partisë edhe në mesin e atyre që deri dje e mbështesnin.

