Protestë në 11:00, Rama: Sot ngrihet Bordi i Kombëtar të Administrimit të Karburantit, asnjë abuzim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 08:21
Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në Facebook-un e tij lidhur me e ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit.
Ai shkruan se dot ngrihet ky bord i cili do të kalojë çmimet në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë.
Rama: Mirëmëngjes dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë.
Ndërkohë në orën 11:00 qytetarët dhe aktivistët kanë lajmëruar sërish protestë në Tiranë para godinës së Kryeministrisë.

