Rama nuk bind, protestat nuk ndalen, përfshihen studentët e fëmijët

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bordin e monitorimit të karburanteve dhe ulja e çmimit në pikat e shitjes nuk pati efekte te protestat.

Në orën 17:00 dhjetëra familjarë dhe të rinj janë mbledhur para selisë së qeverisë me thirrjen për të ulur çmimet dhe heqjen e taksave që rëndojnë në buxhetin e tyre.

Si rrallë më parë në shesh kishte më shumë fëmijë që në shoqërinë e prindërve bënë thirrje për më shumë shpresë.

Madje kjo vogëlushe bëri thirrjen e saj në podiumin e improvizuar

“Më 28 nëntor në këmbë u ngrit Shqipëria, Ismail Qemali bashkë me shokët e tija. I tha popullit me gojë poshtë o shokë robëria, ja të vdesim ja të rrojmë është e jona Shqipëria."

Folësit edhe një herë theksuan se nuk do të tërhiqen edhe pse shumë prej tyre u shoqëruan

Madje nuk mungoi as himni kombëtar para selisë së kyccur të qeverisë

Edhe në rrethe nuk ndalën protestat ku në Durrës e Berat numri i madh i pjesëmarrësve theu kordonin e policisë

Rrugët në mbrëmje u bllokuan thuajse në çdo qytet, teksa paradite marshuan të rinjtë që kërkuan reagimin e qeverisë për më shumë shpresë.