Gati për protestë, kryeministria “blindohet” me veshje metalike për nesër


Dukët se institucioni i kryeministrisë ashtu sikurse çdo herë që ka protesta po vishet me pjesë metalike te dyert dhe dritaret.

Ditën e nesërme është lajmëruar në rrjetet sociale një protestë tjetër në Tiranë në orën 11:00 para Kryeministrisë. 

Qytetarët janë duke protestuar në ditën e tretë tashmë kundër rritjes së madhe të çmimit të naftës ditët e fundit.

Ata shprehen se do të vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave të tyre, ndërsa në shumë qytete të vendit janë zhvilluar protesta këto ditë.