Manjani: Rama flet për krizë dhe shkon në Dubai, bordi idiotësi, të ulë taksat e naftës
Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri Ylli Manjani u shpreh se Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai.
Sipas tij, çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.
Manjani: Rama është i pabesueshëm, sepse flet për krizë dhe luftë e vetë shkon në Dubai, u thotë njerëzve që të ecën në këmbë dhe ka një makinë që nuk dihet sa kushton. Në vitet e fundit Rama në krye të qeverisë ka nxjerrë akte normative ku i ka ndëshkuar njerëzit për një maskë dhe dalje pa leje. Ndërsa tani nuk bën dot një akt për të lehtësuar situatën. Nuk ka nevojë për konsultim këtë herë. Çmimi i naftës në botë nuk është i lartë, madje është ulët dhe nevoja e qeverisë për të ndërhyrë te spekulimet është e domosdoshme.
Protesta është krejt legjitime. Policia ia fut kot, sepse protesta është liri kushtetuese dhe nuk vihet në dyshim. Edhe gjykata kushtetuese ka thënë se nuk duhet pyetur fare policia. Vetëm në polici diktaturash protesta diskutohet. Unë do të uroja të ishte Berisha, por nuk është sepse aty ka fytyra të reja. Ata nuk kanë lidhje fare me partinë, por janë shqiptarë që nuk u intereson dhe organizatorët e këtyre protestave janë ata. Nuk ka rëndësi se kush është nga pas.
Manjani shtoi se Rama shprehej si ishte një dashnor i tregut të lirë, ndërsa tani pas 24 orësh nuk qenka më tregu, por qenka bordi.
Manjani: Rama shprehej si ishte një dashnor i tregut të lirë, ndërsa tani pas 24 orësh nuk qenka më tregu, por qenka bordi. Këtë gjë e ka bërë vetëm Enver Hoxha që i vinte me borde dhe manuale. Nuk i ka kërkuar kush që të diktojë çmimin e naftës, por një gjë e thjeshtë; përkohësisht deri në stabilizimin e tregut, shteti duhet të çlirojë barrën fiskale. Taksa e qarkullimit nuk ka pse të merret tek të gjithë. Po janë edhe çmimet e tjera që janë rënduar. Edi Rama nuk ka shkuar vetë për të blerë bukë ose të blejë karburant se kurrë nuk ka ngarë makinë.

