Protesta/ Çepani: Problematikë e rëndë! Shteti të marrë masa, të ulë taksat dhe të mbrojë konsumatorin
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani është shprehur se protesta që është zhvilluar në Shqipëri prej tre ditësh, tregon se në vendin tonë problematika është shumë e rëndë.
Në një intervistë për Ora News, Çepani tha se shteti duhet të veprojë me subvencione, ulje taksash dhe me masa që mbrojnë konsumatorin dhe nuk kërcënojnë tregun.
Nesër në protestë do vijnë qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Në orën 11 do mblidhen te sheshi “Skëndërbe” e më pas drejt Kryeministrisë.
Edlira Çepani: Është një protestë masive, dhe kjo tregon se problematika është realisht shumë e rënduar dhe zgjidhjet duhet të jenë të menjëhershme. Revolta e qytetarëve nuk ulet me fjalë. Shteti duhet të veprojë me subvencione, me ulje taksash dhe me masa që mbrojnë konsumatorin dhe nuk kërcënojnë tregun. Është shumë e rëndësishme që të rinjtë që janë nëpër rajone ti falenderojmë dhe ti ndihmojmë. Do ju qëndrojmë pranë dhe shpresojmë se masat e ndërmarra ndaj tyre do të jenë në propocion ndaj shkeljeve që janë bërë. Qytetarët duan të ulen çmimet dhe t’u hiqet barra nga xhepat.
Sipas saj: Qytetarët janë të revoltuar pasi ne kemi rrogat më të ulëta më rajon dhe çmimet më të larta.
