Protesta zhvendosur te rruga e “Durrësit” protestuesit përballë dy kordonëve të policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 19:31
Nga kryeministria është zhvendosur te rruga e “Durrësit” protesta kundër rritjes së çmimit të naftës nga protestuesit në Tiranë.
Ata tashmë kanë bllokuar hyrjen në rrugën e “Durrësit” ndërsa dy kordonë policia po mundohen ta mbajnë nën kontroll turmën.
Momentalisht situatë nuk është e tensionuar, ndërsa forca të shumta policie dhe FNSH-je janë në gatishmëri në gjithë qendrën e Tiranës.


