Protestuesit ulen këmbëkryq tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, policia tenton t’i largojë

Dhjetëra protestues janë ulur këmbëkryq tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.

Teksa bëjnë thirrje që të ulen çmimet, policia ka bërë përpjekje që t’I largojë nga rruga, dhe ti shpërndaj, pasi është paralizuar trafiku.

Mijëra protestues, që prej orës 17:00 kanë marshuar drejt Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Pas Kryeministrisë ata janë zhvendosur të bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skëndërbe” rruga e “Durrësit” dhe më pas në “Zog të Zi”. Protestuesit kanë bllokuar rrethrrotullimin, ndërkohë në terren ka zbritur dhe FNSH dhe është gati për të ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit.