“Me hajna nuk ka shtet”, protestuesit ulen në shesh, shpërthejnë ndaj Ramës: Po na merr çdo gjë, të na marrë dhe gratë
Protestuesit pas Kryeministrisë kanë marshuar drejt sheshit “Skëndërbe” , ku kërkojnë ule të çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.
Dhjetëra qytetarë janë ulur në shesh, ndërkohë dëgjohen duke thënë: Me hajna nuk ka shtet.
Ata kanë komentuar dhe mesazhin e Edi Ramës, i cili pak më parë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, u shpreh se ky nuk është popull që ka dalë në protestë, por e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim te rrëmujës.
“Ne nuk biem më pre e lojërave fjalësh të Ramës. Të justifikojë votën që ja kanë dhënë. Ne s’kemi ardhur të nxitur nga politika.”
“Rama mos të rrijë në Twitter ndërkohë që ne të mos vdesim për bukë. Rama duhet të dijë se ne nuk jemi hajdutë dhe nëse jemi hajdutë ai na ka bërë të tillë. Na ka marrë çdo gjë, transportin publik, na ka marrë dhe bukën. Ça do na marrin tjetër dhe vendin ku do varrosemi.”
“Të na marrë dhe gratë te shtëpia.”
