Protesta zhvendoset te "Zogu i Zi", qytetarët bllokojnë rrugën, kaos në trafik. Dhjetëra policë në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 19:50
Pas Kryeministrisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Durrësit, dhe sheshit “Skëndërbe”, protestuesit kanë marshuar drejt “Zogut të Zi” ku dhe kanë bllokuar rrethrrotullimin, një ndër pikat kryesore të hyrjes në kryeqytetit.
Ndërkohë shihet se dhjetëra policë qëndrojnë në të dy anët e rrugës, kordon.
Tashmë trafiku është paralizuar, ndërsa disa shoferë kanë fikur makinat e tyre.
Nga ana tjetër efektivët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të hapin rrugën ose do të zbatojnë ligjin.
Deri më tani nuk ka ndërhyrë që të largojë protestuesit me forcë.
