Bllokohet “Zogu i Zi”, deputeti Lefter Gështenja i bashkohet protestës, përplaset me policinë

Edhe deputeti i opozitës Lefter Gështenja i është bashkuar qytetarëve të cilët kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Teksa protesta është zhvendosur tek Zogu i Zi, Gështenja është përplasur me policinë e cila ka bërë përpjekje për të shpërndarë qytetarët.

Mijëra protestues, që prej orës 17:00 kanë marshuar drejt Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Pas Kryeministrisë ata janë zhvendosur të bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skëndërbe” rruga e “Durrësit” dhe më pas në “Zog të Zi”, ku dhe kanë bllokuar rrethrrotullimin.