Rama: I mbroj të drejtat e popullit, në rrugë fanatiket e tyre që ndjellin njerëzit e mërzitur

Ndërsa qytetarë të shumtë janë duke u tubuar në Tiranë kundër rritjes së çmimit të naftës në vend, kryeministri Rama replikën me komentuesit në Facebook.

Ai i përgjigjet një qytetari duke thënë se ata që kanë dalë janë njerëz që janë tërhequr zvarrë pa arsye dhe jo populli.

Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe prandaj ketë s'e bën kurrë populli, po manipulatorët e mirënjohur që hedhin gurin e fshehin dorën.

Berti Cerma: Thirri mendjes se populli nuk është non grata po ka dalë për të drejtat e tyre që të mos fusi dorën askush në xhepin e tyre.

Edi Rama: Berti Cerma populli eshte fjale e madhe shume, nuk jane as njemije as dymije dhe as dhjete mije vete po deshe, te terhequr ne rruge nga njerez pa arsye, te cilet nuk pranojne faktet dhe shajne e bejne thirrje per sherr! Sa per te drejtat ato te siguroj qe i di shume mire dhe i mbroj me te gjitha fuqite, por kur nje lufte prek xhepin njeriu nuk i turret qeverise me te shara, nderkohe qe qeveria paguan prej muajsh diferencen gjithnje e me te madhe mes cmimit real te energjise dhe cmimit ne faturen e cdo familjeje! Kjo eshte e papranueshme dhe prandaj kete s'e ben kurre populli, po manipulatoret e mirenjohur qe hedhin gurin e fshehin doren, duke nxjerre neper rruge fanatiket e tyre per te ndjelle njerez te merzitur e te keqkuptuar me situaten! Kete lufte qe nuk e nisi Shqiperia, nuk e ndalon dot Shqiperia dhe nuk e di askush sa do te vazhdoje, duhet ta perballojme te bashkuar me te vertetat dhe me durim e dinjitet, sepse tragjedia e vertete eshte ajo qe ndodh ne Ukraine, ndërsa ne do t'ia dalim edhe kësaj sic ia dolëm te tjerave me pare!