Balliu: Rama dha urdhër që policia të dhunonte qytetarët në protestën kundër çmimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 21:27
Deputeti Klevis Balliu, ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, duke thënë se ky i fundit i ka dhënë urdhër policisë që të dhunojë të rinjtë në protestat kundër rritjes së çmimeve.
Ballia në rrjetet sociale, ka ndarë një video, ku shihet policia duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
“Edi Rama jep urdhër Policisë për të dhunuar të rinjtë në protesta qytetare.”- shkruan ai.
Qindra qytetarë në Tiranë, Durrës, Lushnje, Bulqizë, Berat, Shkodër, Lezhë, Dibër protestuar sot kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.
Gjatë protestave ka pasur edhe shoqërime nga policia. Sakaq edhe ditën e nesërme në orën 11:00 është paralajmëruar për protestë kombëtare.