Protestuan kundër rritjes së çmimeve, dhjetëra të shoqëruar në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 18:45
Dhjetëra protestues në Lezhë janë shoqëruar me forcë nga policia.
Ata janë shoqëruar në komisariat pasi morën pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tyre.
Nuk dihet se sa është numri i personave që janë shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë të shoqëruar për të njëjtën arsye ka pasur edhe në Korçë e Durrës.
