Rama karshillëk protestave: Ky nuk është populli, por e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 18:58
Për Edi Ramën ata që kanë dalë në protesta në gjithë vendin kundër çmimit të naftës, janë njerëz të atyre që i quan non grata.
Ai shkruan në Twitter, se ky nuk është popull që ka dalë në protestë, por e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim te rrëmujës!
Rama: Për ke e njeh dorën e non gratave te shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e te të njëjtave hije te se shkuarës, për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim te rrëmujës!

