Liçaj në protestë: Të gjithë shqiptarët të mblidhen këtu, nuk na mposht dot Rilindja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 18:46
I pranishëm në protestën për rritjen e çmimeve para Kryeministrisë ditën e sotme ka qenë edhe aktori i njohur Neritan Liçaj.
Ai tha se shqiptarët duhet të mblidhen në sheh dhe të zgjidhin hallet, pasi shqiptarët nuk janë mposhtur nga otomanët, jo më nga Rilindja.
Liçaj: Kur qeveria çartet duhet kthyer më këmbë në tokë. Pjesëmarrja në shesh është ajo që të garanton liritë dhe të drejtat. Prandaj shqiptarë mblidhuni në shesh të zgjidhim hallet tona, është e vetmja mënyrë. Jemi një komb që nuk na ka mposhtur dot Roma, Bizanti apo otomanët, jo më Rilindja. Të gjithë bashkë se do fitojmë.

