Tensione në Durrës, policia kap ç’të gjejë para dhe i fut në furgonë për t’i shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2022, 18:36
Është përshkallëzuar protesta qytetare në Durrës, ku pas çarjes së kordonit të policisë ka akoma përplasje të shumta.
Ata kanë bllokuar portin e qytetit duke mos lejuar hyrjen dhe daljen e automjeteve.
Policia është duke shoqëruar me forcë shumë protestues, ndërsa ata kanë bllokuar dy anët e rrugës edhe te stacioni i trenit në qytet.
Një pjesë e policëve kanë krijuar një kordon, ndërsa një pjesë tjetër e tyre marrin qytetarë dhe i fusin në furgonë.
Vihet re se ashtu si në shumë raste të tjera, persona të veshur civilë marrin qytetarët dhe i shoqërojnë në komisariat.

