Protestuan kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen 7 persona në Korçë

7 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Korçës.

Mësohet se protestuesit janë shoqëruar për shkak të bllokimit të rrugëve në qytet gjatë protestës të orës 13:00 ku qindra qytetarë korçarë kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Vijon ende shoqërimi nga e policisë, ndërkohë pritet të rritet numri i të shoqëruarve.

Sipas policisë, bllokimi i rrugëve është i paligjshëm.