Marin Mema nga protesta: Tregojuni këtyre talenteve të 30 viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë

Protestës kundë rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema.

Mema shprehet se të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen revoltës.

Sipas Memës është koha që t’u tregojnë pushtetarëve se shqiptarët bashkë mund të ia dalin.

Marin Mema: Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë. Sot është koha që të bëjmë më shumë për vendin tonë. Të bëjmë për të ardhmen tonë. Tregojuni këtyre talenteve të 30 viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë se zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Kërkojmë një të ardhme më të mirë.