Qytetarët bllokojnë autostradën te Ura e Dajlanit, drejtori i policisë së Durrrësit në terren: Bëjini kërkesë me shkrim (Ramës)
Bllokimi i autostradës Durrës-Tiranë, pranë urës së Dajlanit detyroi drejtorin e policisë së Durrësit Neritan Nallbatin të zbresë në terren.
Ai u bëri thirrje protestuesve të zhbllokojnë rrugën pasi po privojnë nga e drejta qytetarët e tjerë.
"Turp turp turp!"
Nallbati: Protesta është e ligjshme për këdo por mos hiq të drejtën e të tjerëve. Mos e blloko rrugën.
"Është shtet arrogant, janë pasojat e një shteti arrogant."
Nallbati: E mira është të hapni rrugën.
"E mira është të na përgjigjet dikush se taksat i doni."
Nallbati: Bëja kërkesën me shkrim. Protesto në mënyrë ligjore. Hapni rrugën.
"Ulni taksat, nuk largohemi."
Nallbati: Ju nuk keni punë me ata qytetarë, janë njerëz me halle dhe probleme."
"Ne jemi për të drejtën tonë. Prej halli e kemi bllokuar."

