Protestuesit thirrje jashtë zyrës, Rama: Nuk i kam problem sharjet, s’kam futur dorën në xhepin e askujt

Për kryeministrin e vendit Edi Rama ai nuk është përkulur kurrë në jetën e tij për të futur dorën në xhepin e askujt.

Teksa jashtë zyrës së tij po zhvillohet një protestë kundër rritjes së çmimit ai theksoi se para pak ditësh populli  foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri.

Ai tha se shteti mund të ndërhyjë për energjinë sepse akoma kontrollohet dhe prodhohet nga shteti, ndryshe nga nafta që e ka në dorë privati.

Edi Rama: Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditësh populli foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook.