Sazan Guri: Protestën ta kthejmë në kryengritje, të shoshitim mendjet e karriget e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 18:46
Në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ka dalë edhe ambientalisti Sazan Guri.
Ai tha se nëse bashkohen të gjithë shqiptarët së bashku hiçin mund ta kthejnë në gjithçka.
Sazan Guri: Ne të gjithë bashkë do ti themi këtij Kryeministri që shqiptarët nuk kanë mundësi të vuajnë krizën e naftës. Shqiptari nuk mund të paguajë rrugën që bëhet nga Italia në Shqipëri.
Bashkë mund ta kthejmë hiçin në diçka, dhe diçka-në në gjithçka. Ne do ta kthejmë në kryengritje këtë protestë. Kjo kryengritje mund të shoshit mendjen dhe karriget e tyre.
