Rama: Shteti nuk vendos çmimet në ekonominë e tregut, këtë sistem zgjodhëm në 1990
Ndërsa para zyrës së tij është duke u zhvilluar një protestë lidhur me çmimin e naftës, kryeministri Rama tha se energjia, ndryshe nga nafta i preket të gjithë edhe ata që nuk kanë makinë.
Ai tha se shteti mund të ndërhyjë për energjinë sepse akoma kontrollohet dhe prodhohet nga shteti, ndryshe nga nafta që e ka në dorë privati.
Edi Rama: Ne e kemi gjykuar se është detyra jonë që të mbrojmë familjarë dhe biznesin e vogël nga rritja e faturës së energjisë. Kjo qeveri si asnjë qeveri e tjetër më parë, mundtë akuzohet për shumëçka por kurrën e kurrës për mos pasjen e vëmendjes për njerëzit e këtij vendi, sidomos për ata në nevojë. Nuk besoj se ka njerëz të arsyeshëm që thotë se duhet rritur energjia dhe të ulet nafta. Jo sepse energjia i preket të gjithë edhe ata që nuk kanë makinë. Energjia prek të gjithë.
Energjia është një mall që ende e shet shteti dhe jo në një treg të liberalizuar, sepse do të kishim një situatë ashtu si me naftën sot, prandaj ndërhyrja është e mundur. Nafta është një mall i lirë në treg dhe shteti nuk ka asnjë ndikim në të. Kemi zgjedhur tregun e lirë në vitin 1990 sepse kemi zgjedhur ekonominë e tregut dhe kemi vendosur se shteti nuk cakton çmimin e mallrave. Shteti nuk imponon dot çmimeve në një ekonomi tregu.

