Ju flet Moska - Arsyeja e vërtetë përse Ukraina nuk njeh pavarësinë e Kosovës

Arsyeja e vërtetë përse Ukraina nuk njeh pavarësinë e Kosovës ishte tema e kësaj të mërkure në Ju Flet Moska në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Janë 5 vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Vetë Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Vendet kryesore që mbështesin luftën me Rusinë dhe mbrojnë Ukrainën e njohin pavarësinë e Kosovës të gjitha.

Kosovën nuk e njohin sepse pas Zelenskyt qëndron një oligark. Ky oligark është më i përfoluri i Ukrainës dhe ka qenë mbështetësi i tij kryesor në fushatë.

Ky oligark zotëronte një bankë që shkaktoi një dëm të madh në Ukrainë. Ky njeri ndikon te Zelensky që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.