“Na thirri Berisha në protestë”, qytetari: Situata katastrofale do marrë fund kur të ik brava dhe shuli

Pjesëmarrës në protestë kanë qenë edhe mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Një qytetar është shprehur se kanë marrë një mesazh nga Berisha për të marrë pjesë në protestë kundër rritjes së çmimit.

Ai është shprehur se situata ku ndodhet sot vendi do të marrë fund kur të ik Lulzim Basha dhe Edi Rama.

Qytetari: Morëm një mesazh nga Sali Berisha për të marrë pjesë në protestë. Kjo është një protestë e shkëlqyer. Protestat e Berishës, janë rrëzuar nga ish-lideri jonë Lulzim Brava, I cili e katandisi popullin ton ënë këtë gjendje. Kjo është një gjendje katastrofike. Fundi do vijë kur së bashku me bravën të ik dhe shuli.

Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të ulë taksat e karburantit dhe të rrisë kontrollet për abuzimet me çmimet.