Shikoni radhët e makina në Tiranë, protestuesit “rrëmbejnë” bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 19:25
Duket se qytetarëve të Shqipërisë u ka ardhur në majë të hundës rritja e madhe e naftës ditët e fundit, çka ka detyruar që të dalin sot në protestë.
Ata u tubuan fillimisht me pankarta, thirrje e flamuj para kryeministrisë, ndërsa tashmë janë shpërndarë dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave në Unazën e Vogël dhe përreth Piramidës.
Ata shprehen se do të qëndrojnë aty derisa tu zgjidhen kërkesat e tyre për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazike.
Ndërkohë, aktori i Humorit Florian Binaj, i cili ishte pjesëmarrës në protestë ka postuar një video ku duken radhët e gjata të makinave.
“Po zgjohet qytetaria” – shkruan Binaj.
