Këlliçi: Zgjidhja e ministres për të fikur makinat tallje me qytetarët, protesta shenjë pozitive

Deputeti i PD, Belind Këlliçi është shprehur se protesta e qytetarëve, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore është një shenjë pozitive.

Në një intervistë për Ora News, Kelliçi u shpreh se deklarata e ministres Belinda Balluku, që qytetarët të ecin në këmbë është një tallje.

Ai tha se çmimi i naftës është i papërballueshëm nga familjet shqiptare që kanë të ardhura 10 herë më  pak se vendet e BE.

Belind Këlliçi: Qytetarët janë të etur  të tyre, një opozitë të vërtetë. Ajo që ndodh sot është një shenj shumë pozitive. Qëndresa që ata po bëjnë është një shenjë pozitive që tregon që qytetarët  janë të etur për të qenë përballë opozitës. Zgjidhja e ministres, që të fiken makinat dhe mospërdorimin e tyre, është tallje me qytetarët dhe opinionin publik. Çmimet po lëvizin me orë. Çmimi i naftës nuk mund të mendohet të përballohet nga familjet shqiptare, që kanë të ardhura 10 herë më pak se familjet normale në BE.

Ndër të tjera ai tha pas 6 marsit kur u zhvilluan dhe zgjedhjet, tha se brenda opozitës nuk do të ketë me debate.

Belind Këlliçi: Ne i kemi krijuar një lloj komoditeti Edi Ramës për të qeverisur i qetë me të gjithë skandalet që kanë plasur herë pas here.

Duke qenë se ne kemi qenë përfshirë në një debat të brendshëm, i cili duhet të jetë shterues, dhe unë besoj se nga 6 marsi ka marrë fund, i gjithë fokusi ynë, duhet të fokusohet në nisma konkrete që u vijnë në ndihmë qytetarëve. Ne duhet t’i kthehemi një debati të shëndoshë në parlament, ku të zhvillohet jetë parlamentare.  

Ndër të tjera ai tha se parlamenti duhet të vihet në funksion të qytetarëve.

 “Ne duhet t’i kthehemi një debati të shëndoshë në parlament, ku të zhvillohet jetë parlamentare.“