Revolta e të riut: Jemi në burg publik, Ata vjedhin miliona, ne na thonë shtrëngoni dhëmbët
Ndërsa protestuesit kanë bllokuar bulevardin në Tiranë në shenjë protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, një i riu ka shprehur revoltën e tij para kamerave.
Ai tha se edhe në ka urgjencë, tashmë duhet të ikë me vrap të lehtë në spital për shkak të çmimit të naftës.
I riu shtoi se kriminelët janë në parlament dhe kryeministri, dhe se shqiptarët tashmë janë në një burg publik të madh.
“Si do të marrin me dhunë këta ne. Unë po ankohem. Kam urgjencë, por me ca të iki, me vrap të lehtë të iki. Nuk ka njerëz në Shqipëri. Rrini urtë që të vjedhim ne. Kryeministri grek miratoi një paketë, për të dhënë shumë minimale. Ne po vuajmë më shumë se ukrainasit. Policia shqiptare po sillet si rusët. Po na përzjenë nga rruga jonë, e kanë ndërtuar prindërit tanë këta.
Nuk na përzënë ne policia, sepse kriminelët janë në parlament, kryeministri. Ne zëre se policia na ka shoqëruar nëse vjen e na bën presion. Jemi në burg publik, atje do të hamë bukë falas. Nëse do të na kishte dëgjuar qeveria, do të vinte. I kemi blerë kapelën 300 euro policëve. Biletat thonë do i çojmë 800 lekë urbanet, si do e përballojë shqiptari? Policia të protestojë me ne. Rama, pavarësisht se sa vjedh, e keni parë sa i kanë rrogën ata? Ata kanë të deklaruar miliona lekë, ndërsa ne na thuan të shtrëngojmë dhëmbët. Do të ngrihemi.”

