Përshkallëzohet protesta, protestuesit bllokojnë bulevardin, përplasje me policinë dhe shoqërime

Teksa protesta para kryeministrisë është mbyllur pa përplasje. Zhvendosja e tyre në kryqëzimin mes unazës dhe bulevardit dëshmorët e kombit. Ka sjellë edhe tensione pas bllokimit të akseve rrugore. Pas ndërhyrjes së Policisë protestuesit janë larguar, por nuk kanë munguar as momentet e tensione gjatë shoqërimit të disa prej tyre

Qytetarët e irrituar për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve të shportës nuk janë mjaftuar me protestën para kryeministrisë, por ata janë zhvendosur në kryeqëzimin mes unazës dhe bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke bllokuar edhe një prej segmenteve më të dendur në kryeqytet.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta për të krijuar edhe një trafik kilometrik në disa rrugë që lidhen me unazën.


Teksa drejtuesit e mjeteve u bashkuan me protestuesit, duke fikur makinat, policia ka ndërhyrë për të liruar rrugët. 

Pas këtij momenti protestuesit janë shpërndarë, por efektivët e policisë kanë vijuar shoqërimet.

Teksa protestuesit kanë paralajmëruar protesta të përditshme, pamjet që ofroi mbrëmja e kësaj të mërkure duket se do të jetë vetëm fillimi.

Përshkallëzohet protesta, protestuesit bllokojnë bulevardin,

Përshkallëzohet protesta, protestuesit bllokojnë bulevardin,