Tirana në “flakë” për çmimin e naftës, protestuesit me flakadanë para kryeministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 19:35
Me flakadanë dhe thirrje për uljen e çmimit të naftës, duke kërkuar edhe largimin e Ramës e Ballukut, kështu kanë protestuar qytetarët sot kundër rritjes së çmimit të naftës.
Ata tashmë kanë bllokuar një pjesë të bulevardit duke ndaluar qarkullimin e makinave aty, ndërsa shprehen se do të vazhdojnë derisa të plotësohen kushtet e tyre.
Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta e tyre, ndërsa shumë prej tyre janë ulur në rrugë në shenjë proteste.

