Prostesta para kryeministrisë, Pano Soko: Nëse ngulemi çdo ditë këtu Rama nuk vjen më nga Dubai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 19:48
Prostesta para kryeministrisë, Pano Soko: Nëse ngulemi çdo ditë këtu Rama nuk vjen më nga Dubai
Me thirrjen “Rama ik” protestuesit për disa orë protestuan para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Aktivisti Pano Soko bëri thirrje për protesta çdo ditë kundër rritjes së çmimeve dhe situatës për të cilën ai bën me faj keqqeversijen.
“Kam një thirrje për ata që e shesin votën për një thes miell. Kurt ë votoni herë tjetër mos votoni hajdutët, as ata që ju japin 50 euro. Sepse këta janë këtu se blejnë vota. Nëse ne ngulemi cdo ditë në shesh të shikosh miku nuk vjen më nga Dubai. Kjo është krizë keqqeverisjeje”
