Protestuesit bllokojnë bulevardin, shoferët mundohen t’u bëjnë bisht duke kaluar në trotuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 19:47
Qytetarë të shumta kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës ndërsa kanë bllokuar edhe unazën e Tiranës, duke përshkallëzuar kështu reagimin e tyre.
Shumë automjete janë gjetur të bllokuar në trafik si pasojë e protestuesve të cilët kanë ndaluar kalimin e makinave në këtë pjesë të qytetit.
Ndërkohë, një pjese tyre janë kthyer pas, ndërsa një pjesë tjetër kanë vendosur që të gjejnë edhe mënyra alternative duke kaluar edhe në trotuar.
Ashtu ka ndodhur edhe para ambasadës ruse kur disa makina ka hipur në trotuar, por në fakt ata janë ndaluar sërish nga protestuesit.
