Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, policia zbret në terren

Qindra qytetarë kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ndërkohë, një pjesë e tyre janë drejtuar drejt Unazës së Vogël, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pjesa tjetër është duke qëndruar akoma përballë kryeministrisë ku kanë ndezur dhe disa flakadanë.

Ndërkohë në terren ka zbritur edhe policia e cila po monitoron situatën, por megjithatë nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e saj.

Në bulevard është krijuar një varg i madh makinash në të dyja kahet e unazës, ndërsa qytetarët duken të vendosur për të qëndruar aty. 

Në bulevard është krijuar një varg i madh makinash në të dyja kahet e unazës, ndërsa qytetarët duken të vendosur për të qëndruar aty. 

Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të ulë taksat e karburantit dhe të rrisë kontrollet për abuzimet me çmimet.