Protesta kundër çmimit të naftës, në mbështetje të qytetarëve dhe deputetë të PD-së e LSI-ja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2022, 18:22
Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimit së naftës dhe produkteve ushqimore i janë bashkuar edhe deputetë të PD dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD
Siç shihet në mbështetje të qytetarëve shqiptarë kanë dalë deputetja Albana Vokshi, ish- nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, Indrit Hoxha anëtar i Këshillit Kombtar të PD, deputeti Oerd Bylykbashi, deputeti Igli Çela, dhe ish-anëtar i Kryesisë së PD Çlirim Gjata.
Po ashtu protestës i është bashkuar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Qindra qytetarë kanë dalë në shesh, ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, pasi është e papërballueshme.
Qytetarët janë shprehur se për shkak të rritjes së çmimeve kanë reduktuar edhe shërbimet bazë.
