Atentat në Shkodër, plagoset me armë zjarri 38 vjeçari, në gjendje të rëndë në spital
Admir Bajri, 38-vjeç, banues në lagjen Dobraç, në Shkodër, është plagosur me armë zjarri, në rrethana të paqarta.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
"Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz."-njofton policia.
Mësohet se Bajrit i është bërë atentat teksa udhëtonte me mjetin e tij, tip “Benz”, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e plagosjes.
Ndërkohë Ora News, ka siguruar edhe foton e 38-vjeçarit, i cili ishte shënjestra e atentatit.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.


