Njihuni me të riun që ka zgjedhur të zhvillojë pasionin e tij në Shqipëri
Të shumtë janë të rinjtë të cilët duan të largohen nga Shqipëria. Por ka dhe të rinj të cilët zhvillojnë pasionet dhe dëshirat e tyre në vendin e tyre. Kristi Mukollari është i riu 23 vjeçar nga qyteti i Pogradecit i cili ka një pasion të jashtëzakonshëm për fotografinë.
I riu ka zgjedhur që këtë pasion ta zhvillojë në udhëtimet që ai bën duke fotografuar njerëz edhe vende të ndryshme. Reagimi i ndjekësve të tij ka qenë kryesisht pozitiv, gjë e cila e ka shtyrë edhe më shumë Kristin drejt këtij pasioni.
Njerëzit në vende të ndryshme të botës janë pa komplekse dhe në shumë raste ai u bën foto pa dijeninë e tyre. Qëllimi i tij është të bëjë foto reale pa shtirje. Fotot e tij më të preferuara janë ato fotot me çifte të cilët i pëlqejnë shumë fotot që bën Mukollari.
Pasioni i tij për foton ka lindur krejtësisht rastësisht pasi dhe puna e tij aktuale lidhet me foton pasi ai merret me marketing digjital.
Nga vendet që Kristi ka vizituar, Amsterdami dhe Milano kanë qenë më të pëlqyerat e tij. Udhëtimi i tij i radhës do të jetë drejt Frankfurtit, një vend i cili e frymëzon shumë Kristin për të zhvilluar kështu pasionin e ti për fotografinë.

