Ukraina: 12 mijë trupa ruse janë vrarë, 48 avionë dhe 80 helikopterë të shkatërruar

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës thotë se 12,000 trupa ruse janë vrarë në mes të ofensivës së Moskës në vlerësimin e fundit të Kievit për humbjet deri më tani.

Ministria shtoi se 48 avionë, 303 tanke, 80 helikopterë dhe më shumë se 1000 automjete të blinduara ishin shkatërruar.

Javën e kaluar ministria ruse e mbrojtjes publikoi raportin e saj të parë mbi viktimat në Ukrainë.

Ajo tha se 498 trupa ruse ishin vrarë dhe më shumë se 1500 të tjerë ishin plagosur.

Aj Jazerra nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrat e dhëna  nga asnjëra palë.