Zgjedhjet e 6 marsit, Beqa: Konflikti brenda PD u reflektua te qytetarët, s’kanë besim te opozita
Pedagogu Mentor Beqa, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore, të 6 marsit, ku PS mori 5 bahski, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” mori Shkodrën.
Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se ishte një humbje dramatike e opozitës, ndërsa shtoi se pritej që PS të merrte shumicën e bashkive, dhe kjo për shkak se opozita u fut e përçarë në zgjedhje.
Mentor Beqa: Fitore e Edi Ramës dhe një humbje dramatike përsa i përket opozitës. Pritshmëritë ishin që të prisnim këtë rezultat. Konflikti i ashpër mes Bashës dhe Berishës, krijoi një terren për të ulur besueshmërinë e qytetarëve ndaj opozitës, duke sjellë një rezultat të tillë.
Ndë të tjera ai tha se e elektorati opozitar i ka braktisur edhe Sali Berishën por edhe Lulzim Bashën.
Mentor Beqa: Ajo që është e qartë është se pjesa e elektoratit opozitar ika braktisur të dyja palët, edhe Bashën dhe Berishën. Rezultati i dobët i të dyja palëve tregon që shqiptarët e kanë humbur besimin tek të dyja palët.
Beqa tha se konflikti që kanë Berisha-Basha reflektohet edhe qytetarët, shkak sipas tij ka sjellë dhe humbjen e opozitës në këto zgjedhje.
Mentor Beqa: Kur ka një konflikt brenda një force të caktuar ajo që reflektohet te qytetarët është një lloj dëshpërimi. Në momentin që qytetarët nuk e shohin opozitën si një alternativë të mundshme për të qeverisur, ata janë të prirur ose të mos dalin në votime ose të votojnë kundër opozitës.
Në kushtet e mungesës së alternativës opozitare, patjetër që PS është në avantazh. Ajo që e favorizon PS në kushtet e sotme është konflikti opozitar. Problemi themelor është mungesa e organizimit të opozitës.
