Durrësi i mbeti PS-së, Muka mesazh durrsakëve: Vazhdojmë misionin për rikthimin e shpresës dhe ndryshimit
Ardian Muka, kandidati i Shtëpisë së Lirisë për kryetar bashki në Durrës, i cili nuk arriti të fitojë ndaj kandikdates së PS Emirjana Sako ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët në fushatë sikundër dhe durrasakët që i besuan votën.
Në një mesazh pas shpalljes së rezultatit nga KQZ, Muka thotë se do të vazhdojë përballjen për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve.
Sot më shumë se kurrë, përfundon Muka, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit.
Në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit Ardian Muka u rendit i dyti me 19 876 vota,pas Emirjana Sakos që mori 39 157 vota. Ndërsa kandidati i tretë Luan Hoti, ka marrë 7937 vota.
Mesazhi i plotë
Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste.
Duke falenderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur.
Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!
I juaji, Ardi!
