PS merr edhe bashkinë e pestë, Emirjana Sako fiton Durrësin. Kush do ta marrë Shkodrën?

Ka përfunduar numërimi i 337 qendrave të votimit  në Durrës.

Emirjana Sako e PS fiton garën dhe shpallet kryetarja e re e bashkisë së Durrësit.

Sako ka marrë 39090 vota ose 58.46 %.

Në vend të dytë renditet Shtëpia e Lirisë, ku kandidati Ardian Muka mori 19844 vota ose 29.68 %.

Në vend të tretë është PD, ku kandidati Luan Hoti mori 7928 vota ose 11.86 %.