Maqellara, "hambari i Dibrës" dikur prodhonte 70% të grurit, sot arat djerrë
Këto ara të lëna djerrë në Maqellarë të Dibrës, janë si "fushë e minuar" për banorët.
Embargo ndaj Rusisë nga lufta, e bën të domosdoshme mbjelljen e grurit për t'i shpëtuar dhe çmimit të lartë të miellit në tregjet e vendit si pasojë e shtrenjtimit të energjisë.
Po aty kanë mbetur vetëm të moshuarit të cilët nuk presin dot as ferrat anës tokës së papunuar prej vitesh.
Zona e Maqellarës dikur, sipas banorëve siguronte 70 % e bukës nga gruri që prodhohej në vend.
"Njerëzit kanë marrë hov edhe nga lufta që po zhvillohet nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Populli ka marrë hov duke blerë miell se do rritet çmimi. Maqellara ka qenë hambari i Shqipërisë," thotë një banor.
Rikthimi i këtyre tokave në prodhim është i pamundur pasi plehrat kimike kushtojnë shtrenjtë, fatura e traktorit për të punuar e mbjellë drithëra nuk përballohet dhe për më tepër uji mungon.
Në një realitet të tillë politikat fiskale janë vetëm një barriere për bujqësinë.

