Durrësi edhe dy kuti pa numëruar, Emirjana Sako shpall fitoren në facebook
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 14:05
Kur ka përfunduar numërimi i 337 qendrave të votimit në Durrës dhe kanë ngelur dy qendra votimi Emirjana Sako kryeson bindshëm dhe ka shpallur fitoren.
Përmes një postimi në facebook ajo falenderon të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit.
Deri tani
Emirjana Sako e PS ka 39090 vota
Ardian Muka i "Shtepia e Lirise" 19844 vota
Luan Hoti i PD-së 7928 vota
"Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit.
Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit."