Socialistët e Dibrës festojnë me fishekzjarre fitoren e Rahim Spahiut

Rahim Spahiu i PS u shpall fitues me 60.82 % të votave në bashkinë e Dibrës.

Pas shpalljes së rezultatit, dibranët socialistë kanë festuar me fishkezjarre dhe brohoritje.

"Faleminderit të gjithë dibranëve për votën që më dhanë për të qenë kryetari i bashkisë, për të qenë shërbëtori i të gjithë këtyre njerëzve dibranë", tha Rahim Spahiu pas shpalljes së rezultatit.

Shtëpia e Lirisë e rendit e dyta. Kandidati Premtim Kryemadhi  ka marrë 4478 bota ose 19.46 %.PD u rendit e treta, ku Luan Haka ka marrë 4437 vota ose 19.28 %.