Gjekmarkaj i del kundër Bashës? "PD të mbledhë urgjent organet, të nxjerrë përgjegjësit që çuan në katastrofë elektorale"

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas humbjes së thellë të PD të në 6-shta bashkitë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se çdo justifikim është i papranueshëm. PD sipas tij duhet të mbledhë me urgjencë organet dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Gjekmarkaj: Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askend pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjence organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t'i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.

Gjekmarkaj i del kundër Bashës? "PD të mbledhë urgjent