Humbi 6 bashkitë e vendit, Basha mbledh Grupin Parlamentar sot në orën 16:30
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 13:49
Pas humbjes në 6 bashkitë e vendit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar ditën e sotme në orën 16:30.
Mbledhja vjen pak para nisjes së seancës plenare e cila pritet të fillojnë në orën 17:00.
PD doli e fundit në 5 bashki, përveç Rrogozhinës ku u rendit e dyta.
PS fitoi 5 bashkitë e vednit, ndërsa në Shkodër vijon gara e udhëhequr nga Shtëpia e Lirisë me Bardh Spahinë.
Në një deklaratë për mediet sot, 7 mars Basha nuk e cilësoi garën humbje, por tha se ishte një proces anormal i dalë po nga një proces anormal siç ishte ai i 25 prillit.
